Zbulohet pllaka përkujtimore te kulla e Man Karaqicës
23 gusht 2021
| 15:48
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në fshatin Gllanasellë ku është vendosur te kulla e Man Karaqicës.
Më rastin e përurimit të kësaj pllake, kryetari Lladrovci ka vendosur edhe buqeta me lule.
Lladrovci ka marrë pjesë edhe në një vjetorin e vdekjes së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qamil Demiri nga fshati Nekoc, ku edhe ka vendosur buqeta me lule pranë varrit të tij dhe ka mbajtur një fjalim rasti.