Zbulohet portreti i paraardhësit tonë që jetoi 3.8 milionë vite më parë
30 gusht 2019
| 11:14
Fytyra jashtëzakonisht e plotë, që i përket një paraardhësi të hershëm njerëzor që jetoi 3.8 milionë vjet më parë, është zbuluar në Etiopi.
Paraardhësi i përket specieve njerëzore Australopithecus anamensis dhe ngjason me majmunin. Shkencëtarët e kanë quajtur një ikonë të evolucionit njerëzor.
Kafka pritet të hedhë dritë mbi historinë e evolucionit të paraardhësve të njeriut.