Zbulohet premia për kualifikimin e Prishtinës
02 korrik 2019
| 14:07
Skuadra më e madhe e Kosovës në futboll, Prishtina sot e zhvillon ndeshjen kthyese në Ligën e Evropës ndaj St Joseph’s.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur një shumë prej 50 mijë euro nëse kualifikohen në raundin e parë të Ligës së Evropës.
“Dreka para ndeshjes, St Joseph’s – Prishtina. Kryetari i klubit ka ofruar 50.000 euro për ekipin për kalimin e raundit. Përpara djem”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina. Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar 1-1.
/Epoka e re/