Zbulohet pse miliarderët e internetit kanë humbur miliarda këto 10 ditë
Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, është pronari i “Amazon”, Jeff Bezos. Ai ka humbur 9.1 miliardë dollarë në ditë, për shkak të “turbulencave” në bursa.
Sipas revistës “Forbes”, pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 miliardë dollarë. Revista po ashtu bën me dije se “Amazon” humbi gati 14 për qind të vlerës së saj në dhjetë ditë këtë muaj.
Edhe miliarderët e tjerë të SHBA që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies në bursa.
Themeluesit e “Google”, Sergey Brin dhe Larry Page humbën 4.3 miliardë dollarë. Dhe themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg humbi 2.4 miliardë. Humbje në bursë pati edhe shefi i “Microsoft” Bill Gates,1.8 miliard dollarë.
Megjithatë, Bezos dhe Gates mbeten njerëzit më të pasur në planet./lexo.al/