Zbulohet qyteti antik në Tel Aviv në vendin ku do të ndërtohej një autostradë
08 tetor 2019
| 11:12
Arkeologët izraelitë pretendojnë se kanë gjetur një qytet të lashtë 5 000 vjet të vjetër në veri të vendit.
Autoriteti izraelit i antikitetëve ka theksuar se qyteti antik ishte zbuluar gjatë punës përgatitore për të ndërtuar një autostradë afër Harish, një qytet 50 kilometra në veri të Tel Avivit.
Ata e quajtën sajtin një “qytet kozmopolit dhe i planifikuar” që daton nga epoka e hershme e bronzit. Qyteti shtrihet 65 hektarë dhe llogaritet të ketë pasur një popullsi prej rreth 6 000 banorësh.
Gjatë punës, arkeologët kanë zbuluar një tempull ceremonial të pazakontë, kockat e kafshëve të djegura, një skulpturë me kokë njerëzore, si dhe fragmente qeramike dhe enë prej guri.