Zbulohet rajoni ku po përqendrohen të avancojnë forcat ruse
Shumica e aktivitetit ushtrarak të forcave ruse në Ukrainë sot është e përqendruar në drejtimin e Pokrovsk, sipas ushtrisë ukrainase.
Rajoni i Pokrovsk ndodhet në veri-perëndim të Donetskut të kontrolluar nga Rusia, ku kanë ndodhur shumica e përparimeve të fundit.
Sipas raportit operacional të 24 orëve të fundit nga ushtria ukrainase, Rusia ka vazhduar të intensifikojë sulmet e saj në këtë rajon.
Në total, janë raportuar 20 sulme në drejtim të Pokrovsk. Dje, pati 40 përleshje luftarake në këtë front, për të cilin ushtria ukrainase pretendon se është numri më i lartë që nga fillimi i qershorit.
Drejt Kharvivit ka më pak veprime, me katër përleshje luftarake të raportuara në rrethin Vovchansk, që ndodhet në veri-lindje të qytetit.
Përparimet e Rusisë deri më tani kanë pasur një kosto të lartë për sa i përket viktimave, me shumicën e vlerësimeve të disponueshme që sugjerojnë se Rusia ka humbur më shumë se 1000 ushtarë në ditë që nga 24 maji.