Zbulohet receta për bukën më të vjetër
18 korrik 2018
| 10:41
Merrni miell nga gruri dhe elbi i egër, përzieni me pluhurin e rrënjëve të bimëve, shtojini ujë, pastaj piqeni.
Sipas shkencëtarëve, kjo është receta për bukën më të vjetër në botë, që daton më shumë se 14 000 vjet. Buka e pjekur ishte e sheshtë, jo e fryrë me maja dhe kishte pak shijen e bukës së sotme.