Zbulohet saktë kur u zhdukën paraardhësit e parë të largët të njeriut të sotëm
27 dhjetor 2019
| 14:19
Homo-erectus i fundit u zhduk rreth 110 000 vjet më parë në ishullin Java në Indonezi, sipas një studimi të botuar së fundmi në revistën ‘Nature’.
“Për herë të parë ne me siguri kemi përcaktuar kur saktësisht Homo-erectus, një nga paraardhësit tanë më të rëndësishëm, u zhduk”, ka thënë për “AFP”, Kira Westaway nga Universiteti Macquarie, Australi, bashkautore e studimit.
Mbetjet fosile të Homo-erectus, 12 kafka dhe dy kocka këmbësh u gjetën në vitet 1930 në Ngandong, në brigjet e lumit Solo, Java, Indonezi, por mosha e tyre nuk mund të përcaktohej me saktësi. Ekzistenca e Homo-erectus vlerësohet rreth një milion e gjysmë vjet.