Zbulohet se çfarë u tha i dashuri 43-vjeçar miqve për Morena Tarakun
10 nëntor 2021
| 12:28
Këngëtarja Morena Taraku është vënë në fokus të mediave rozë të Turqisë. Kjo për faktin se po aludohet një lidhje e re e saj me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.
Sipas lajmeve, Taraku 28 vjeçe dhe Mardini, 43 vjeç janë fqinjë në një lagje të shtrenjtë në Stamboll ku thuhet se ka nisur lidhja e tyre prej kohësh.
“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruhet se u ka thënë Berdan miqve të tij të ngushtë. Nga ana tjetër, Morena vazhdon ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private, duke e mbajtur larg mediave rozë./Tch