Zbulohet “shishja e parë e bebeve” 3000-vjeçare (FOTO)
Në një varr të epokës së bronzit në Bavari, në Gjermaninë jugore, është gjetur një enë balte, e cila mendohet të ketë qenë shishe që përdorej për të ushqyer bebet me qumësht të lopëve apo deleve. Supozohet se vendi ku është gjetur ka qenë varri i një fëmijë 1-2 vjeҫ.
Studiuesi kryesor Dr Julie Dunne nga Universiteti i Bristolit tha se këto shishe të dikurshme duken si kafshë mitike ose magjike, pasi kanë forma të ҫuditshme. Kjo tregon se që në atë kohë njerëzit kanë patur një fantazi dhe krijimtari të madhe.
Enët kishin një formë rrethore si tas me bazament dhe një grykë të ngushtë ku derdhej qumështi. Studiuesit kanë arritur që të identifikojnë gjurmët e qumështit duke përdorur analiza kimike brenda enës, por nuk janë në gjendje që të përcaktojnë se cilës specie i përkiste. Më herët dy enë të tjera të ngjashme me këtë të fundit janë zbuluar në varre të foshnjave që datojnë 2.800 dhe 2.450 vite më parë. Edhe këto po ashtu përmbanin acide yndyrore.