Zbulohet shkaktari i vdekjes së Bruce Lee
21 nëntor 2022
| 15:07
Pas gati 50 vitesh, duket se është zbuluar shkaktar i vdekjes së Bruce Lee.
Sipas mjekëve, është konstatuar se vdekja e tij ka ndodhur për shkak të konsumimit të tepruar të ujit.
Ylli i “Enter The Dragon” ka ndërruar jetë në moshën 32 vjeçare në vitin 1973 në Hong Kong.
Vdekja e tij e parakohshme shkaktoi një mori thashetheme. Ka pasur teori se ai u vra nga gangsterë kinezë, u helmua nga një dashnore xheloze apo ishte viktimë e një mallkimi.
Tani, studiuesit kanë shqyrtuar provat se Bruce ka vdekur nga hiponatriemia.
“Me fjalë të tjera, ne po themi se ka qenë paaftësia e veshkave për të nxjerrë ujin e tepërt që e mbyti Bruce Lee,” shkroi ekipi i ekspertëve në Clinical Kidney Journal.