Zbulohet shkaku i vdekjes së 46 personave në SHBA

28 qershor 2022 | 08:19

Një tragjedi njerëzore është regjistruar në Teksas të ShBA-së, ku 46 persona që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm u gjetën të vdekur në një kamion.

Nuk kishte ujë apo ajër të kondicionuar në kamionin ku vdiqën 46 emigrantët, konfirmon shefi i zjarrdikësve, Charles Hood.

Ai thotë se ndërsa kamioni ishte një rimorkio frigoriferike, në bord nuk kishte njësi ftohëse.  San Antoni, ku edhe u gjet kamioni, është goditur së fundmi nga një valë e të nxehtit, me temperatura që arritën rreth 39 gradë.

Sakaq, të 16 të mbijetuarit u dërguan në spital brenda rreth një ore pasi u gjetën, thotë ai.

“Ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash atje. Askush nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë”, tha shefi Charles Hood i Departamentit të Zjarrfikësve të San Antonios.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur…