Zbulohet shkaku i vdekjes së Clark Gable III
15 prill 2019
| 11:29
Është bërë me dije shkaku i vdekjes së Clark Gable III. Nipi i Clark Gable vdiq në moshën 30-vjeçare nga një mbidozë aksidentale e fentanilit, oksikodonit dhe alprazolamit (Xanax gjenerik), sipas një raporti të autopsisë së lëshuar të premten.
Ai vdiq më 22 shkurt. Nipi i legjendës së Hollivudit, i njohur më së shumti si mikpritës i shfaqjes “Cheaters”, u gjet i vdekur në shtratin e vet në shtëpi në Teksas.