Zbulohet shkaku i vdekjes së Mac Millerit
07 nëntor 2018
| 11:24
Janë lëshuar gjetjet zyrtare të toksikologjisë pas vdekjes tragjike të Mac Millerit. Raporti zbuloi se ai kishte fentanil, kokainë dhe alkool në trupin e tij. “TMZ” ka raportuar se shkaku zyrtar i vdekjes së tij është shënuar si ‘toksiciteti i drogës së përzier’. Artisti ndërroi jetë tragjikisht në moshën 26-vjeçare në muajin shtator. Në atë kohë vdekja u raportua si një mbidozë e dukshme.