Zbulohet shkaku i vdekjes së reperes Chynna Rogers
10 prill 2020
| 13:33
Reperja dhe modelja e njohur Cynna Rogers ndërroi jetë të mërkurën (8 prill) në moshën 25 vjeçare në shtëpinë e saj në Filadelfia, shkruan Sky News, transmeton lajmi.net.
Lajmi u dha nga menaxheri i saj John Miller duke thënë se shkaku i vdekjes së reperes nuk dihej akoma.
Por sot zëdhënësi i Departamentit të Shëndetit Publik të Philadelphia-s James Garrow bëri të ditur se shkaku i vdekjes së Cynna Rogers ishte mbidoza që kishte marrë nga përdorimi i drogës.
Chynna fillloi karrierën e saj si modele kur ishte 14 vjec pasi nënshkroi kontratën me Ford Modeles.
Menjëherë pas kësaj, ajo u bë shoqe me themeluesin e A$AP Mob, A$AP Yams.
Ishte i ndjeri Yams që i dha Rogers besimin për të karrierën në muzikë.