
Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit 21-vjeçar
24 janar 2020
| 11:15
Reperi amerikan Juice Wrld u nda nga jeta rreth një muaj më parë në moshën 21-vjeçare. Vdekja e tij u raportua si fillim nga mediat, por më pas u konfirmua edhe nga autoritetet mjekësore.
Si fillim u mendua se shkak i vdekjes u bë mbidoza, ndërsa tani ka dalë rezultati final i autopsisë.
Mediat e huaja shkruajnë se Juice kishte konsumuar një sasi të madhe lëndësh narkotike dhe kjo i shkaktoi sulm në zemër.