Zbulohet shkaku i vdekjes së rokerit Ric Ocasek
19 shtator 2019
| 13:14
Shkaku i vdekjes së Ric Ocasekut është bërë me dije. Këngëtari dhe kitaristi i bendit “The Cars” vdiq nga zemra.
Sipas “TMZ”, ai vdiq nga sëmundja kardiovaskulare. Kjo do të thotë se ai kishte sëmundje të zemrës të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut.
Mënyra e tij e vdekjes renditet si e natyrshme. Siç edhe u raportua, këngëtari u gjet i vdekur të dielën në Nju Jork. Ric ishte i njohur për zërin e tij të veçantë. Ai ishte 75-vjeçar.