Zbulohet shpella me trupat e 72 anëtarëve të një fisi të zhdukur para 1 000 vjetësh
25 shkurt 2020
| 11:23
Arkeologët amatorë e kanë zbuluar me ndihmën e dronit një shpellë të lashtë në ishullin Gran Canria të Spanjës, ku ndodhen mbetjet e trupave të 72 personave.
Në hapësirat e shpellës së lashtë janë gjetur mbetjet e 62 të rriturve dhe dhjetë fëmijëve që janë zhdukur pa gjurmë para 1 000 vjetësh më parë dhe i përkisnin fisit para hispanik të njohur si Guanche.
Sipas agjencisë arkeologjike të asaj zone, është thënë se ata kanë jetuar nga shekulli i VIII-të deri në shekullin e X-të.