Zbulohet shtatorja e Tony Blairit në Ferizaj
Për nder të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit, në Ferizaj është zbuluar shtatorja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Shtatorja është zbuluar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Blairi nuk ka qenë i pranishëm por ka dërguar një letër të organizatorët ku ka falënderuar ata dhe se është i nderuar me këtë shtatore.
“Miqësia e njerëzve të Ferizajt është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe jam jashtëzakonisht i përulur nga respekti që ju dhe ata që keni shfaqur ndaj meje. Kam pasur nderin të pranoj ftesën e presidentit tuaj për të vizituar Kosovën këtë javë. Kosova do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time dhe jam i vendosur që në të ardhmen të vizitoj njerëzit e Ferizajt dhe shtatoren. Ju uroj suksesin më të madh me shpalosjen dhe shpresoj t’ju takoj personalisht një ditë së shpejti”, është thënë në letrën e Blairit.