Zbulohet shtëpia luksoze e shekullit të dytë
06 mars 2018
| 13:30
Një shtëpi luksoze e shekullit të dytë që daton në kohën e Perandorit Hadrian është thesari më i fundit arkeologjik i zbuluar gjatë gërmimeve për linjën e re të metrosë së Romës.
Rrënojat e kësaj shtëpie u gjetën pranë stacionit qendror Amba Aradam-Ipponio.
Kreu i autoritetit të monumenteve të Romës, Francesco Prosperetti, ka bërë me dije se shtëpia është 300 metra katrorë dhe është rreth 12 metra poshtë rrugës.