Zbulohet si e dërgoi Reali Costan në Bayern
09 tetor 2020
| 13:04
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, u kërkua me ngulm nga Juventusi në këtë afat kalimtar. “Bardhezinjtë”, përveç afrimit të Federico Chiesa, kishin në plan dhe brazilianin, por ishin madrilenët ata që refuzuan marrëveshjen.
“Zonja e Vjetër” propozoi një shkëmbim mes Marcelos dhe Douglas Costas, por drejtuesit spanjollë nuk e pranuan diçka të tillë. Sipas raportimit të “AS”, Juventusi bëri maksimumin për afrimin e tij, por marrëveshja nuk u finalizua. Më pas, me afrimin e Chiesës, Douglas Costa duhej të largohej.
Sulmuesi anësor kaloi në huazim në radhët e Bayern Munchenit, duke finalizuar kështu merkaton e Juventusit.