Zbulohet takimi i dytë midis Borës dhe Donaldit?
Para pak ditësh, portali “Kryefjala” publikoi një fotografi ku shihej një veturë e parkuar pranë një objekti banesorë, teksa thuhej se ishte e aktorit Donald Veshaj e parkuar poshtë shtëpisë së Bora Zemanit.
Kaq mjaftoi që ndjekësit të aludonin për një rikthim të mundshëm të dyshes, histori kjo e cila u përfol në media rozë dhe rrjete sociale për disa muaj më radhë.
Së fundmi, opinionisti Olti Curri ka publikuar një fotografi të një kartoline të qytetit të Vienës teksa ka shkruar: Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vienë.
Ndërsa përgjigjja e një ndjekës/e ka qenë: “Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30, Bora 14:30!”. Kështu duke aluduar sërish për një takim të dytë.
Kjo pasi që Bora përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar vendndodhjen e saj, pra që gjendet në Vienë. Ndërsa, aktori ka publikuar një fotografi duke lajmëruar ndjekësit e tij se do të jetë në Zvicër me datë 2 prill.
Postimet e bëra në rrjetin social “Instagram”