Zbulohet tempulli greko-romak 2 200 vjeçar në Egjipt
09 prill 2018
| 11:53
Mbetjet e një tempulli greko-romak 2 200 vjeçar janë zbuluar në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit.
Arkeologët kanë zbuluar skulpturën e kokës së një njeriu dhe dy statuja luani gëlqerore afër Siwa Oasis, vend që mendohet se është vizituar nga Aleksandri i Madh. Mbetjet datojnë midis shekullit të dytë para Krishtit dhe shekullit të tretë pas Krishtit.