
Zbulohet thesari i humbur prej një shekulli
28 mars 2019
| 11:30
Mijëra objekte argjendi të një familje aristokrate ruse, që u fshehën nga bolshevikët, janë ekspozuar për herë të parë në ish-kryeqytetin perandorak të Shën Petersburgut, pasi u gjetën nga disa punëtorë ndërtimi.
Më shumë se 2 000 objekte argjendi me vlerën e 2 milionë dollarëve u shfaqën në pallatin Tsarskoye Selo, një nga ish-rezidencat e carit që tani është kthyer në muze.