Zbulohet unaza e arit 18 karat nga viti 1834
26 janar 2020
| 13:36
Një zbulues amator i metaleve që zbuloi një unazë ari nga viti 1834 planifikon ta ribashkojë atë me pasardhësit e pronarit.
Unaza 18 karatësh mban emrin Elizabeth Honywood dhe datën e saj të vdekjes më datën 29 shtator 1834.
Besohet se unaza është bërë nga burri i saj, Thomas Honywood, i cili bleu unazën pas vdekjes së gruas së tij të dashur. Unaza emocionuese u gjet nga Geoff Smith, 51 vjeç, në plazhin Lancing. Ai iu drejtua komunitetit lokal përmes “Facebook”-ut për ndihmë në identifikimin e pronarëve origjinalë.