Zbulohet vendimi i Realit për trajnerin e ri

20 mars 2020 | 11:20

Kriza e koronavirusit i ka detyruar drejtuesit e Realit të Madridit që të marrin vendime mbi planifikimin për sezonin e ardhshëm. Pjesa më e rëndësishme lidhet me stolin.

Sipas gazetës “AS”, të ndodhë çfarë të ndodhë në këtë verë, do të luhet apo jo pjesa e mbetur e La Ligës dhe Champions-it, Zinedine Zidane do të jetë trajneri për ekipin në sezonin 2020-2021. Plani fillestar i shefave në “Bernabeu” ishte pritja e fundit të sezonit për të bërë një analizë të bilancit të rezultateve, ashtu siç është bërë më parë.

Nëse do të fitohej titulli i La Ligës, trajneri francez do të vazhdonte kontratën e tij deri në vitin 2022. Por nëse Zizu do të dështonte si në La Liga ashtu edhe në Champions, atëherë do të niste një tjetër proces për ta zëvendësuar. Mauricio Poçetino dhe Masimiliano Alegri ishin trajnerët e parë që dolën në skenë.

Plani- Kjo do të thotë se Zinedine Zidane ka dorë të lirë për të përgatitur sezonin e ardhshëm dhe ai bashkë me stafin teknik do të planifikojnë aspektin sportiv. Do të vendosë për lojtarët që do të mbajë, por edhe të tjerët që do të afrojë në merkato dhe nga huazimet. Në këtë mënyrë, Juventusi duhet që të mendojë për alternativa të tjera në rast se do të shkarkojë Mauricio Sarrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka zgjatur afatin për deklarimin,…