Zbulohet virusi i ri ‘Sindbis’ në Spanjë, transmetohet nga mushkonjat

31 janar 2025 | 13:01

Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar një virus të ri të transmetuar nga mushkonjat, virusin “Sindbis”, i cili nuk është fatal, por shkakton simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke dhe dhimbje kyçesh, si dhe skuqje të lëkurës.

Shkencëtarët kanë zbuluar virusin te mushkonjat në Andaluzi, dhe ata supozojnë se ai ka qenë në Spanjë që nga viti 2017, por ai nuk ishte zbuluar deri më tani sepse kërkimet ishin të fokusuara në virusin e Nilit Perëndimor.

Ky virus është shfaqur më parë në Skandinavi dhe Algjeri dhe është transmetuar nga mushkonjat nga Afrika e Veriut ose Kenia te mushkonjat lokale.

Sipas mediave ndërkombëtare, ky virus nuk është aq vdekjeprurës sa virusi i Nilit Perëndimor, i cili është i pranishëm edhe në Andaluzi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…