Zbulohet vrima e zezë më e vjetër në univers

07 nëntor 2023 | 08:31

Shkencëtarët kanë zbuluar vrimën e zezë më të vjetër në univers, e formuar 470 milionë vjet pas Big Bengut, shkruan sot Associated Press.

Duke qenë se universi është 13.7 miliardë vjet i vjetër, vrima e zezë vlerësohet të jetë 13.2 miliardë vjet.

Edhe më befasuese për shkencëtarët është se vrima e zezë është 10 herë më e madhe se vrima e zezë në Rrugën e Qumështit, galaktika që përmban planetin Tokë. 

Besohet se peshon nga 10 deri në 100 për qind të masës së të gjithë yjeve në galaktikat e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kohë kur dhuna në Rripin e Gazës nuk…