
Zbulohet xhamia në shkretëtirë, një nga më të lashtat në botë
23 korrik 2019
| 11:28
Arkeologët kanë zbuluar në shkretëtirën e Negev në Izrael një xhami që mendohet se është më e lashta në botë.
Xhamia, e cila daton në shekullin e shtatë apo tetë, u zbulua nga studiuesit e Autoriteteve të Antikave të Izraelit. Zbulimi u bë ndërsa gjatë punimeve për ndërtimin e një lagje të re në qytetin e Rahat.
Arkeologët thanë se xhamitë e mëdha të kësaj periudhe janë gjetur në Mekë dhe Jerusalem, por ishte e rrallë të gjendej një ndërtesë e tillë në këtë zonë.