Zbulohet zënka e Kloppit me Shaqirin
27 shtator 2018
| 12:48
Jurgen Klopp është parë gjatë gjithë kohës i acaruar me veprimet e Xherdan Shaqirit në fushë, në ndeshjen kundër Liverpoolit (2-1).
I pyetur në fundin e takimit për fjalët e drejtuara ndaj shqiptarit, Klopp ka sqaruar situatën. Ai zbuloi se bëhet fjalë për një goditje dënimi që duhet ta bënte Shaqiri dhe e ekzekutoi Henderson.
“Fola për një goditje të lirë në fund. Doja që krosimi të ishte për Salahin në shtyllën e dytë, sepse po ta nxirrnin përballë portierit, nuk do të ishte dhe aq keq. Kaq është e gjitha”, ka thënë Klopp.