‘Zdravo’, Haki Abazi më shumë kritika ndaj LV-së: Po dëshironi të humbni vëmendjen nga Radojiçiqi
Haki Abazi, deputet i pavarur, ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës. Në fjalimin e tij, Abazi ka pasur shumë kritika në drejtim të pushtetit.
Në fjalën e tij, Abazi ka akuzuar se pushteti po dëshiron të humbë vëmendjen nga Milan Radojiçiqi.
“Shumë kisha dashtë me thanë punë të mbarë, por kur del partia në pozitë flet për lojërat mesdhetare që kanë me u majtë më 2030, tregon që krejt çfarë është ka dëshiron me bo është me humbë vëmendjen prej Radojiçiqit”, ka thënë i Abazi, teksa ka shpalosur dy fotografi të montuara ku shihej Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiqin e Milan Radojiçiqin dhe termi “Zdravo” mbi fotografinë e kryeministrit Albin Kurti.
“Ka edhe koordinim me ata shokët e tu erdhën këtu dhe nuk guxoni me bë zë asnjë”.
“Është një listë e gjatë që jo Mesdheu, por as oqeani nuk i mbulon”, ka thënë Abazi.