Zëdhënësi i AAK-së i reagon Bislimit për Elektroseverin: Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me rrena
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili e ka mirëpritur marrëveshjen e djeshme ndërmjet KEDS-it dhe Elektroseverit.
Xhemaili i ka kujtuar Bislimit qëndrimin e kryeministrin Albin Kurti që si opozitar kishte ndaj Elektroseverit.
“Prej kur marrëveshja me Elektroseverin, qenka bërë marrëveshje historike dhe sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën? Shiheni videon e mëposhtme të Albin Kurtit sa ishte në opozitë dhe qëndrimin e tij për Elektroseverin”, ka shkruar Xhemaili në “Facebook”.
Ai ka thënë se qeveria Kurti me rrena ka ardhur në pushtet e me rrena ka për të shkuar.
“Zëvendëskryeministri paska deklaruar që më në fund pas 20 vjetësh do të fillojë faturimi i rrymës në veri, por nuk paska tregu se cila është hisja e Elektroseverit të Serbisë në tregun energjetik të Kosovës”.
“Kjo qeveri me rrena ka ardhur e me rrena do të përfundojë. Populli nuk han bari, populli ju sheh!”, ka shkruar Xhemaili.