![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/aak-6-633x330-1.jpg)
Zëdhënësi i AAK-së: Kosova është më e madhe se partitë politike
16 janar 2022
| 14:30
Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka lavdëruar deputetët e kësaj partie që dje në Kuvend votuan pro rezolutës që ndalonte mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se opozita ka përgjegjësi morale e politike që në momente të caktuara të rreshtohet drejtë.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës përtej dallimeve politike, dje e mbrojtën betimin e dhënë për të mbrojtur Kushtetutën dhe sovranitetin. Kosova është më e madhe se partitë politike. Opozita ka përgjegjësi morale e politike që në momente të caktuara të rreshtohet drejtë, e jo të bashkohet me ata që e cenojnë kushtetutshmërinë e vendit tonë”, ka shkruar Blaka.