Zëdhënësi i AAK-së: Në Qeverinë Kurti nuk ka rrymë, ka vetëm trefishim të çmimit të energjisë
25 dhjetor 2024
| 14:39
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, ka kritikuar qeverinë Kurti për situatën e rënduar me energji elektrike.
Ai ka thënë se në këtë qeveri nuk ka rrymë dhe nuk ka marrje të përgjegjësisë.
Xhemajli ka shkruar në “Facebook” se në qeverinë Kurti ka vetëm trefishim të çmimit të energjisë elektrike.
“Nuk ka rrymë, ka trefishim të çmimit, nuk ka as përgjigje e as marrje të përgjegjësisë. Por, ka emra dhe fytyra, janë këta 👇 ….dhe Dejona diku.”, ka shkruar ai.