Zëdhënësi i AAK-së: Rritja e çmimit të rrymës, goditje nga Kurti kur pritet largimi i të rinjve nga 1 janari

27 dhjetor 2023 | 16:55

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka thënë se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për anulimin e ndërtimit të “Kosova C”, i ka kushtuar Kosovës 26 milionë euro pas arbitrazhit.

Xhemaili në “Facebook”, ka thënë se sot energjia elektrike po shitet shumëfish më shtrenjtë se sa çmimi real.

“Vitrat që kinse u ndanë për fundvit, janë drejtpërdrejt shpërlarje parash për KEDS. Duke e ditur mirë që ato do shkojnë direkt në fatura. Albin Babadimri i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit, “në frymën e bashkëpunimit”, ka shkruar Xhemaili.

Ai i ka bërë thirrje prokurorisë që të fillojë hetimet për këtë çështje, pasi rritja e çmimit të energjisë, sipas tij është “goditje nga Kurti pikërisht kur pritet largimi i të rinjve nga një janari”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo vetëm investimet sportive dhe nënshkrimet e lojtarëve më të…