Zëdhënësi i AAK-së thotë se pushtetin e ka kapur paniku: Betejën me mediat e kanë hobi
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka kritikuar partinë në pushtet, Vetëvendosje, për luftën ndaj medias dhe fjalës së lirë.
“Luftën e posaçme ndaj medies dhe fjalës së lirë, partia në pushtet e ka hobi e po ashtu edhe “kinezët e indianët” që ua rrisin “shikueshmërinë”, por kjo nuk është çështja kësaj radhe. Problemi është pse i ikin ballafaqimit me të vërtetën”, shprehet ai për gazetën Blic.
Sipas Xhemailit, VV-në e ka kapur paniku derisa po i afrohemi zgjedhjeve, për shkak të humbjes së besimit të qytetarëve.
“Është më se evidente se teksa po i afrohemi zgjedhjeve, partinë në pushtet e ka kapur paniku për shkak të humbjes së besimit qytetar. Le të dalin e t’i tregojnë audiencës se si pasaportat e lëshuara nga Serbia për qytetarët serbë të Kosovës vlen liberalizimi i vizave. Kjo si çështje e fundit, dhe të gjitha me radhë prej ditës që kanë shkelur në qeveri”, deklaron Kushtrim Xhemaili.