Zëdhënësi i BE-së: Disa prej masave ndëshkuese ndaj Kosovës veçse kanë hyrë në fuqi

14 qershor 2023 | 13:21

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se disa prej masave ndëshkues ndaj Kosovës veçse kanë hyrë në fuqi.

Stano ka thënë se përveç masave që kanë hyrë në fuqi menjëherë disa të tjera ende po diskutohen.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, ka thënë Stano në një konferencë për medie.

Ai ka përsëritur se këto ishin masa të përkohshme që do të vareshin nga zhvillimet në terren.

Këto masa po vendosen për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe mosveprimit të qeverisë Kurti ndaj kërkesave të BE-së për de-përshkallëzim të situatës në komunat në veri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale sot (e mërkurë) ka bërë kërkesë për caktim…