Zëdhënësi i BE-së: Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen në dialog
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të rikthehen në procesin e dialogut.
Sipas tij ky proces nuk ka alternativë tjetër, andaj edhe Prishtina edhe Beogradi duhet kthyer në tavolinën e bisedimeve.
“Nuk ka rrugë tjetër pos dialogut. BE është ndërmjetësues dhe palët duhet të kthehen në dialog për të gjetur konsensus. Rruga e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe aty nuk ka bajpas”.
“Të dyja palët duhet ta kuptojnë se dialogu duhet të rikthehet. Duhet të provohet për të gjetur zgjidhje për normalizim të marrëdhënieve”.
“Këta janë hapat: shtensionim, kthim në dialog dhe hetim i ngjarjeve të 24 shtatorit. Dialogu duhet të rikthehet, palët të kthehen në tavolinë. Pikë”, ka thënë Stano në një konferencë për medie.