Zëdhënësi i BE-së: Kosova t’i evitojë veprimet e pakoordinuara që mund t’i rrisin tensionet
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet të evitojnë çdo veprim të njëanshëm dhe hapa të njëanshëm e të pakoordinuar që mund të kontribuojnë në rritje të tensioneve edhe më tepër.
Stano në konferencë për medie është pyetur lidhur me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri dhe ftesës së pesë zyrtarëve të Listës Serbe nga Policia e Kosovës për intervistim mbi dyshimin për “falsifikim të dokumenteve”.
“Ne kemi një situatë që edhe ashtu është tashmë shumë e paqëndrueshme, e shqetësimi ynë kryesor është… e ky është mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës, të evitojnë çdo veprim e hapa të njëanshëm e të pakoordinuar që kontribuojnë në rritje të tensioneve dhe përshkallëzimin edhe më tepër të tensioneve. Kështu që po angazhohemi me partnerët në Kosovë, po u dërgojmë mesazhe dhe shpresojmë që të jemi në gjendje të zgjidhim më në fund këto çështje, t’i zgjidhim aty ku i takon, në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.