Zëdhënësi i BE-së thotë se themelimi i Asociacionit është një nga prioritetet urgjente
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga prioritet me urgjencë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se zbatimi i shpejtë i marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit është i ndërlidhur me procesin e anëtarësimit në BE.
“Lidhur me marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin e zbatimit të saj, të dyja palët e përkushtuara për të punuar në zbatimin e plotë dhe historia se si po ecin në zbatimin tani është e lidhur drejtpërdrejt me procesin e tyre të anëtarësimit”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.
Ai ka thënë se “është thelbësore që Dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i shpejtë i marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj të vazhdojë”.
“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe si një nga prioritetet urgjente”, ka thënë Stano për “RTV21”