Zëdhënësi i Bidenit: Lufta në Ukrainë është ende shumë larg përfundimit

03 prill 2022 | 16:35

Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë të Presidentit të SHBA Joe Biden, Ron Klain tha se lufta në Ukrainë është shumë larg nga përfundimi.

Deklarata e Klain u bë gjatë ditës së diel në një intervistë për ABC News “This Week”.

“Unë mendoj se ukrainasit po e fitojnë luftën rreth Kievit dhe në pjesën veriore të vendit. Dhe kjo është një meritë e jashtëzakonshme për luftimet që ata kanë bërë dhe për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë të NATO-s u kanë dhënë atyre. Ne dërgojmë armë në Ukrainë pothuajse çdo ditë”, tha Klain për ABC.

Më tej Klain shtoi: “Por unë mendoj se duhet të jemi shumë të qartë. Mendoj se ka shumë prova që Putini thjesht po i nxjerr trupat e tij nga pjesa veriore e vendit për t’i ridislokuar në pjesën lindore të vendit për të rinisur një betejë atje. Kështu që unë mendoj se ka pasur fitore për ukrainasit deri më tani, por kjo luftë, për fat të keq, është larg nga përfundimi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas reshjeve të ditëve të fundit që përfshijnë vendin tonë,…