Zëdhënësi i DASh-it thotë se nuk ka pasur viktima në asnjë objekt të qeverisë amerikane në Erbil

13 mars 2022 | 08:23

Mbrëmë disa rakeda janë lëshuar nga lindja, jashtë kufijve të Irakut, në drejtim të kryeqytetit irakian, Erbil.

Sipas deklarates së qeverisë rajonale të Kurdistanit, sulmi ka dëmtuar ndërtesa dhe shtëpi dhe një person është lënduar lehtë, shkruan lajmi.net.

Ndonëse raportet fillestare të shpërndara në rrjetet sociale kishin pretenduar se raketat mund të kishin goditur ndërtesën e konsullatës amerikane, kjo nuk del të jetë e vërtetë.

Lawk Ghafuri, zëdhënës i qeverisë Rajonale të Kurdistanit, tha të dielën se zonat rreth kompleksit u goditën.

“Asnjë nga raketat nuk goditi konsullatën e re të ShBA-së, e cila është ende në ndërtim e sipër në Erbil”, tha ai.

Sipas asaj që raportohet nga Guardian, një zëdhënës i DASh ka konfirmuar për CNN se nuk ka pasur dëme apo viktima në asnjë objekt të qeverisë amerikane dhe incidenti po hetohet nga qeveria e Irakut dhe ajo rajonale kurde.

“Ne dënojmë këtë sulm të egër dhe shfaqje të dhunës”, tha ai. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse kanë kryer një sulm…