Zëdhënësi i KEDS-it: Borë mundet me ra, ama ditë të bardha nuk po na presin
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka bërë me dije se është dyfishuar çmimi i rrymës në tregun ndërkombëtar.
Buzhala ka thënë tashmë ka devijim nga plani i prodhimit vendor të energjisë. Në këtë kontekst, Buzhala ka thënë se energjia e munguar nga plani vendor kushton 1.8 milion euro në ditë.
“Pa dashur t’jua tërheq vëmendjen prej temave jetike me te cilat jeni tu preokupuar, desha t’ju tregoj se çmimet e rrymës janë dyfishuar në berzat ndërkombëtare, kanë arritur në gati 500 euro për megavat. Të njëjtën kohë, tashmë ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra janë rreth 160 megavat në orë minus. Vetëm energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milion euro në ditë në tregjet ndërkombëtare. Borë mundet me ra, ama ditë bash të bardha nuk po na presin”, ka shkruar Buzhala.