Zëdhënësi i KFOR-it e demanton Vuçiqin: S’ka plane për ndërhyrje në veri

13 mars 2019 | 20:25

Zëdhënësi i KFOR-it, Vinenzo Graso, ka demantuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në deklaratën e tij ku thotë se Prishtina po planifikon një intervenim të armatosur për ta vënë nën kontroll veriun e Kosovës dhe për të marrë “Trepçën”.

Grasso ka thënë se nuk ka shenja se Kosova është duke planifikuar diçka të tillë ashtu siç kanë spekuluar disa media.

Zëdhënësi i KFOR-it është shprehur se situata në Kosovë është nën kontrollë dhe nuk ka indikacione për incidente, duke folur për Tanjug.

I pyetur nëse KFOR-i është pajtuar me planin e tillë të Prishtinës, Graso është shprehur se këto janë provokime dhe se të dyja palët duhet të kenë kujdes me tensionet e panevojshme të bazuara në informacione të rreme.

Gjithashtu, Graso është pyetur se çfarë do të bëjë KFOR-i nëse Kosova do të ndërhynte në veri dhe është përgjigjur se KFOR-i ka kontakte stabile dhe të mira me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë, gjithashtu edhe me forcat e armatosura të Serbisë.

“KFOR-i është i përkushtuar që të ushtrojë mandatin në koordinim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. KFOR-i është duke punuar dhe është i gatshëm për të intervenuar në rast të kërcënimit të sigurisë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se situata e sigurisë në Kosovë është nën kontrollë.

“Shqetësimet e shkaktuara nga retorika aktuale, shkaktojnë mundësi që një rast i izoluar të eskalojë. KFOR-i apelon tek të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për fjalën publike dhe të gjitha mediat, të mos shkaktojnë  pasoja me gjëra të tilla”, ka përfunduar Grassov.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka vlerësuar fjalimin e…