Zëdhënësi i KQZ-së: Deri më tani vetëm Zubin Potoku e ka dorëzuar peticionin për shkarkimin e kryetarit

23 janar 2024 | 16:23

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se deri më tani vetëm Komuna e Zubin Potokut e ka dorëzuar peticionin me nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune.

Elezi ka bërë me dije për “Epokën e re” se KQZ-ja do t’i verifikojë të gjitha listat e nënshkrimeve në bazë të legjislacionit në fuqi.

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy gola dhe dy asistime në 18 ndeshje në të…