Zëdhënësi i KQZ-së: Deri tani janë rinumëruar 433 vendvotime
17 nëntor 2019
| 13:02
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dijes se deri me tani janë rinumëruar 433 vendvotime.
“Sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 433 vendvotime apo rreth 31 për qind”, ka thënë Elezi.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të rinumërohen mbi 1 400 vendvotime.