Zëdhënësi i KQZ-së: Rinumërimi i votave në 314 vendvotimeve pritet të përfundojë javën e ardhshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka arritur ta mbajë mbledhjen e paraparë për sot.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë se mbledhja është shtyrë për nesër ( e shtunë) paradite pasi nuk ishim përgatitur të gjitha materialet e nevojshme.
Ai gjithashtu ka njoftuar se pritet që gjatë javës së ardhshme të përfundojë procesi i rinumërimit të votave.
“KQZ ka vendosur të shkojë me rinumërimin e 314 kutive të votimit, proces që ka filluar gjatë ditës së djeshme dhe besoj që për 4-5 ditët e ardhshme do të arrijmë të kryejmë rinumërimin”.
“55 vendvotime janë numëruar deri në mesditë, ndërsa formularët e 32 prej tyre janë publikuar”, ka thënë Elezi.
Elezi ka bërë me dije se pas përfundimit të procesit të rinumërimit do të vazhdojë numërimi i votave nga diaspora, atyre me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.