Zëdhënësi i KQZ-së tregon procedurat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije procedurat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai ka thënës se për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.
“Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, ka theksuar ai.
Mësoni më shumë se si duhet të plotësohet fletëvotimi dhe shpërndaje videon: