Zëdhënësi i KQZ-së tregon se kur mund të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
23 shkurt 2021
| 16:05
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një konferencë, ka bërë me dije se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit mund të shpallen gjatë javës së ardhshme.
“Procesi i rinumërimit të vendvotimit po shkon sipas dinamikës që e kemi parë, janë 28 tavolina ku po zhvillohet procesi i rinumërimit dhe besojmë që procesi do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje. Gjatë fillimit të javës së ardhshme besoj që KQZ-ja mund të dalë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Më tutje, Elezi ka thënë se gjatë vikendit mund të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre jashtë vendit.