Zëdhënësi i Kremlinit: Nëse shikojmë Evropën, te ne “de fakto s’ka asnjë epidemi”
28 mars 2020
| 09:27
Rusia po fillon atë që presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin, e quajti një “javë jo pune”. Ky veprim vjen si përpjekje për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Qeveria po u kërkon njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, megjithëse mesazhet e përziera i kanë lënë shumë rusë të hutuar.
Zyrtarët tani lënë të kuptohet se kufizimet e reja mund të vazhdojnë përtej 5 prillit, në varësi të situatës shëndetësore. Numri i rusëve të infektuar me COVID 19 kaloi 1 000 ditën e premte, me shumicën e rasteve të zbuluara në Moskë. Bazuar në atë shifër, zëdhënësi i Kremlinit ka theksuar se këtu nuk ka “de fakto asnjë epidemi”, duke e krahasuar pozicionin e Rusisë në mënyrë të favorshme me krizën në Evropë.